Arbër Zeneli shënon gol për skuadrën e tij (Video)

Arbër Zeneli ka shënuar përsëri për klubin e tij, Stade de Reims, në ndeshjen kundër Dijonit, në kuadër të xhiros së 28-të të Ligue 1.
Zeneli ka shënuar gol për skuadrën e tij, kur po luhej minuta e nëntë e takimit, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.
Megjithatë, vendasit arritën ta barazojnë rezultatin pas vetëm katër minutave, për të mos zgjatur gëzimi i Reims.
Kujtojmë se vendasit janë pa një lojtar në fushë, dhe kjo i jep mundësi Arbërit që të shënojë tjetër gol.