Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur te parku në Prizren, policia nis hetimet për vrasje

Një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se se rasti është duke u trajtuar si “Vrasje e foshnjës së porsalindur”.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë, nga një dëshmitar, se në afërsi të Parkut të Qytetit, gjendet një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

“Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës”.

“Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”.