Vuçiq pas takimit me pesëshen perëndimore: Bisedë e vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur të vështirë takimin që ka pasur me pesë diplomatët perëndimor të shtunën.

“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, ka shkruar Vuçiqi në rrjete sociale.

Kështu është deklaruar pas takimit që ka pasur me emisarin amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar, atë evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë e Italisë.