“Arena Kombëtare” drejt fundit (Foto)

Arena Kombëtare” shumë shpejt do të jetë shtëpia e re që do të mirëpresë Kombëtaren shqiptare.

Një stadium që në pamje është i jashtëzakonshëm dhe me kushtet e duhura dhe kërkuara nga organizmat europian, është padyshim edhe një vlerë e shtuar për futbollin shqiptar.

Më parë arena të tilla nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, por pas investimit në Elbasan dhe Shkodër, ishte momenti që kuqezinjtë të rikthehen në kryeqytet.

“FSHF” ka publikuar vetëm para pak minutash disa foto nga “Arena Kombëtare”, atje ku duket se kanë nisur edhe punimet brenda fushës.

Dëshira është e madhe që gjithçka të përfundoj brenda qershorit, por duhet parë nëse është mundësia e kompanisë për të përmbyllur gjithçka para ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë.