‘Arena Kombëtare’, punimet drejt përfundimit (Video)

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë inspektuar vijimin e punimeve për përfundimin e stadiumit kombëtar, “Arena Kombëtare”.

Ata janë njohur me detaje të projektit dhe ecurinë e zbatimit të tij.

Duka theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të punimeve, raporton Panorama Sport.

“I kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktorëve përmbushjen e afat në muajin qershor të këtij viti”, u shpreh numri 1 i federatës. Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh.

https://www.youtube.com/watch?v=HmxKkmnC2CQ