Përfaqësuesja e Argjentinës ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Është kapiteni i ekipit, Lionel Messi, i cili ka shënuar për epërsinë e Argjentinës 1-0.
Goli i sulmuesit të kompletuar erdhi në minutën e 35-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një asistimit të lehtë nga Nicolas Otamendi.
Me këtë gol, Messi shkon në kuotën e nëntë golave në Kampionate Botërore dhe i treti këtë edicion.