Fiton Liverpool, thellon diferencën ndaj Manchester City-t (Video)

Liverpool ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Premier Ligë, pasi e ka mposhtur Brightonin me rezultat 2 – 1 në sfidën e javës së 14-të.

Kjo fitore ka edhe më shumë peshë pasi vjen pas barazimit dëshpërues që pati Manchester City pak orë më herët me Newcastle.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Virgil van Dijk, i cili shfrytëzoi mirë harkimin e Arnold, në minutën e 18’ të takimit.

Gjashtë minuta më vonë, skenari i ngjashëm solli golin e dytë të Liverpool dhe atë të Van Dijk, për rezultatin 2 – 0.

Alisson hapi telashe për Liverpool në minutën e 76’ kur u ndëshkua me karton të kuq, pas prekjes së topit me dorë, jashtë zonës 16 metërshe. Kurse, një minutë më vonë, Dunk shënoi nga gjuajtja e lirë për 2 – 1.

Brighton pati edhe një mundësi të mirë pas gabimit të portierit Adrian, por nuk e shfrytëzoi, duke bërë që Liverpool të marrë tri pikë të reja, për t’u shkëputur me 11 pikë nga Manchester City,