Argjentina kualifikohet në çerekfinale

Argjentina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja e Lionel Messit ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Australisë në një ndeshje që kishte finish dramatikë dhe të frikshëm për argjentinasit, shkruan Fokusi.info.

Argjentina kalojë epërsi të dyfishtë me Messin e Alvarez por 13 minuta nga fundit australianët shënuan dhe minutat e fundit kanë qenë bukur stresues për Argjentinën por që në fund ja dolën të fitojnë.

Me këtë fitore, kombëtarja Albiceleste kalon në çerekfinalen e madhe ku do të ndeshet me Holandën.