Momenti kur boksieri i kap “mat” hajnat duke vjedhur në veturë dhe i rrah brutalisht

Në internet është publikuar një video e një përleshjeje brutale në një parking në Angli.

Hajdutët përpiqen të fitojnë para në çdo mënyrë të mundshme dhe synimi i tyre i shpeshtë janë makinat në parkingje të largëta.

Dy hajdutë janë kapur në flagrancë duke thyer një makinë.

Ata ishin të pafat, sepse pronari i makinës ishte një boksier amator.

Gjegjësisht, teksa po tentonin të kapnin CD player-in, u shfaq pronari me shokun e tij. Ata kanë nxjerrë hajdutët nga makina dhe i kanë rrahur brutalisht.

Boksieri e ka goditur hajdutin me grushte dhe më pas ka përdorur CD player-in e nxjerrë dhe e ka rrahur me të gjitha forcat në kokë./Fokusi.info/