Ariu mbyt një lopë në një fshat të Kaçanikut: Afrohet shumë afër shtëpive

Një ari ka mbytur një lopë në fshatin Ivajë të Vjetër të Kaçanikut sot rreth orës 11:00.

Në faqen e Facebook’ut ‘Meteo Ballkan’, një qytetar ka dërguar një fotografi të një lope të mbytur, e që sipas tij këtë e ka bërë një ari.

Qytetari ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orë 11:00, në fshatin Ivajë e Vjetër të Kaçanikut dhe shumë afër shtëpive të banueshme.

Fshati në fjalë është vend malor dhe është e natyrshme që në këtë pjesë të Kaçanikut të ketë edhe arinj.

Më poshtë keni fotografi të lopës së mbytur.