Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Musliu po ashtu ka bërë ofendime të rënda në drejtim të ministrit Peci.

“Ti je rrugaç, rrugaç”, thotë Musliu derisa e gjuan me ujë ministrin, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu.