Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim rreth vendimit të KSHC-së, pasi që deputetët e PAN-it bojkotuan mbledhjen

Mbledhja e Komisionit për Arsim e paraparë të mbahej në orën 13:00 ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë komision kanë marrë pjesë vetëm katër anëtarë, të gjithë nga partitë opozitare.

Mbledhja, në të cilën parashihej të diskutohej për vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u bojkotua nga anëtarët e koalicionit qeverisës.

Kryetari i këtij Komisioni, deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, e thirri këtë mbledhje për të hënën, duke filluar nga ora 13:00.

Ai bëri të ditur se për të do t’iu dërgohet ftesa për raportim edhe ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi e ndoshta edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ndërhyrë në çështje të arsimit të lartë.