Aro Muriqi gabon dy herë rëndë qysh në ndeshjen e parë në Championship (video)

Aro Muriqi ka pranuar dy gola mjaftë të rëndë qysh në ndeshjen e tij të parë në Chammpionship.

Gardiani i Kosovës e nisi nga minuta e parë takimin mes Nottinghamit dhe West Bromit në kuadër të xhiros së parë në Championship.

Skuadra e tij arriti të gjej epërsinë qysh në minutën e tetë duke realizuar me anë të mesfushorit Matty Cash për 1 me 0 në stadiumin “City Ground.

Sidoqoftë, Muriqi tutje bëri një gabim të tmerrshëm në portë ku edhe pse ishte vendosur mirë, goditja nga mesfushori Kyle Edwards arriti të depërtonte në rrjetën e portierit të huazuar nga Manchester City.

Por, këtu nuk përfundoi asgjë për shkak se në minutat në vazhdim reprezentuesi jonë pësoi një tjetër gol të tmerrshëm.

Nga një distancë e largët prej më shumë se 30 metra nga porta, mesfushori Matt Philipps tronditi portën e 20-vjeçarit duke e përballuar atë.

Ja të dy golat e pranuara nga Muriç:

Nottingham Forest 1-[2] West Brom: Phillips (Video Fixed)
byu/ennuihenry14 insoccer

https://streamable.com/22w54