Deputeti Xhemaili: Albin Kurtin nuk e lanë as shkarkimi i Shkëlzen Gashit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Bajrush Xhemaili përmes një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratave skandaloze kundër UÇK-së që i bëri Shkëlzen Gashi, këshilltar i  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Xhemailit:

Albin Kurtin nuk e lanë as shkarkimi i Shkëlzen Gashit, sepse e ka emëruar këshilltar duke i ditur qëndrimet e tij anti UÇK, e antikombëtare, qysh heret! Kjo deklaratë e Shkëlzen Gashit nuk është aksidentale, përkundrazi është në linjë me botëkuptimin e një antare tjetër të VV-së, deputetes Kollçaku, e shumë të tjerëve.

E pse e ka emëruar Shkëlzen Gashin e di veç Albin Kurti, për diçka po…!