Arratiset një person nga Burgu i Dubravës, po ruante bagëtitë në fermën e burgut

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.

Kujtim Blaqkori ishte i dënuar me tri vite brurgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024.

Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.