Arrestimet e sotme, flet Ministria e Infrastrukturës

23 persona u arrestuan për keqpërdorimet lidhur me patentë shoferë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë. Ata kanë reaguar me anë të një komunikate.

“Rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundëshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë. Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.”, thuhet në komunikatën e MIT.