Ja si e grabitin hajnat kasafortën e marketit në Durrës (Video)

Një market ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit! Duke shfrytëzuar faktin që është sezoni turistik, nga ku bizneset njerrin të ardhura më të mëdha, krahasuar me periudhat e tjera të vitit, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një marketi.

Në video shfaqen katër persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur te marketi me makinën e vjedhur “Range Rover” në pronësi të një 55-vjeçari pak minuta më parë.

Njëri prej tyre me levë në dorë duket që shkatërron sistemin e sigurisë, tjetri ndërkohë kontrollon zonës pasi duket se dikush po afrohet, teksa nga hajduti i 3-të i pa shqetësuar hap bagazhin, ku dhe duket një shkop bejbolli.

Gjithçka ka ndodhur për 2 minuta, ku në minutën e 02:26:50 shfaqen tre hajdutët me kasafortën në dorë duke futur në bagazh. Kasaforta duket se është më e madhe, për këtë arsye ata e lënë bagazhin hapur dhe largohen me shpejtësi.

Uniformat blu kanë konfirmuar ngjarjen, e ndërsa nuk ka informacione zyrtare për shumën që është vjedhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.