Arrestimi i katër zyrtarëve në Telekomin e Kosovës, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të katër zyrtarëve në Telekomin e Kosovës.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se gjatë vitit 2018-2019 kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie.

Të dyshuarit sipas policisë thuhet se i kanë mundësuar pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106 mijë euro.

Të arrestuarit janë një mashkull dhe tri femra që të gjithë shtetas të Kosovës, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.).

“Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor.