Arrestimi i kosovarit në kufirin Hungari-Serbi, MPJ në përpjekje për të sqaruar rrethanat

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me deklaratë pas arrestimit të kosovarit në kufirin Hungari-Serbi.

Ministria tha se ende nuk e kanë të konfirmuar se autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje MPJD tha se do të njoftojë për detajet e mëtejshme.