Arrestohen 3 persona që shisnin miell ilegalisht dhe me çmim të lartë!

Tre persona dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë shitur miell ilegalisht dhe me çmim të lartë.

Sipas njoftimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregulltë.

“Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.