Arrestohen 4 mjekë në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ’bashkëkryerje, sot gjatë ditës në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se dy burra dhe dy gra janë vënë nën pranga.

“Arrestohen katër (4) të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ dhe ’bashkëkryerje’”, kanë thënë Policia.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tre nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që një person është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë ekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme”, thonë Policia.

Mësohet se arrestimet kanë ndodhur në spitalin “Bahceci”, në dalje të kryeqytetit. Të katër të arrestuarit janë punonjës të spitalit, përfshirë edhe mjekë.