Priten analizat/ Ndërron jetë një grua nga Korça, pati probleme me frymëmarrjen

Autoritetet shëndetësore janë në pritje të analizave për një grua 50 vjeçare,  e cila ndërroi jetë ditën e sotme për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Nga informacionet e marra, e ndjera vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion, ndërsa kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë shtrimit ne spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe brenda 24 orëve del përgjigjja. Ndërkohë, mjekët njoftojnë se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga shtetet e tjera, në të cilat janë gjetur raste të njerëzve të prekur nga koronavirusi.

Në Greqi, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 8 persona, ndërkohë që në Itali ka mbi 2000 të infektuar dhe 107 të prekur.

Në Shqipëri, ende nuk kemi asnjë rast. Por përgjigja e analizave do të tregojë për shkakun e ndarjes nga jeta të 50 vjeçares.

Gazeta SHQIP