Arrestohen autorët e plagosjes së menaxherit të “On Records” Met Elshani

Sot (e enjte), janë arrestuar dy autorët e plagosjes së menaxherit të labelit “On Records”, Met Elshani.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy persona me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti.

Met Elshani përndryshe ka ngelur i plagosur tre muaj më parë si shkas i një përleshjeje me armë zjarri në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës mori në mbajtje katër persona.