Hajdari: Opozitën e pengon puna e vendimet e mira të qeverisë

Opozita ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Investime të Qëndrueshme, të cilin Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për Kosovën.

Përmes një statuti në Facebook, ministrja Hajdari deklaroi se opozitën e pengon puna dhe vendimet e mira të qeverisë.

“Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thoshin ata, por kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s’kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar Hajdari.

Ajo sqaroi ligjin të cilin opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, sipas të cilit Kosova nxit dhe mbron investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme, në përputhje me këto instrumente:

“1.1. Parimet e investimit të përgjegjshëm, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara; Rezolutën 71/313 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara;

1.2.Deklarata dhe vendimet për investimet ndërkombëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)”, ka sqaruar mes tjerash ministrja Hajdari.