Shi i rrëmbyeshëm në disa qytete të Kosovës (Video)

Në orët e pasdites disa qytete të Kosovës është duke rënë shi i rrëmbyeshëm, shkruan fokusi.info.

Edhe pse ditëve të kaluara, moti ishte me temperatura të larta, edhe sot paradite ka qenë mot i mirë, kurse në orët e pasdites ka filluar shi i rrëmbyeshëm.

Në videot e dërguara nga lexuesit e Fokusit, shihen shtrëngatat e shiut në Prishtinë, Vushtrri dhe në disa fshatra të Podujevës./Fokusi.info/