Arrestohen dy persona, konfiskohen armë dhe municion

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar nga njësi tjera relevante të Policisë, kanë arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:2000 euro para të gatshme, një veturë,një pistoletë me 17 fishekë, dy telefona celularë dhe disa dokumente/kontrata të huadhënie. Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar:

  • një pushkë gjuetie me 26 fishekë,
  • tri pistoleta me 120 fishekë,
  • një laptop,
  • bereta italiane me 2 karikatorë
  • bereta 9 mm me një karikator
  • zastava TT me dy karikatorë
  • pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë
  • fletore  me shënime dhe dokumente tjera relevante