Arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje njëri i dyshuar e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, si dhe gjatë sulmit ka goditur edhe një automjet tjetër, me ç’rast ka lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.