Arrestohen dy persona në Rahovec, konfiskohen armë dhe narkotikë

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar në fshatin Xërxë të Rahovecit, për shkak se në shtëpitë e tyre ka gjetur armë dhe narkotikë.

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të dyshuarve u janë sekuestruar një AK-47, një pushkë gjuetie, një pistoletë, 31 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike, maska, dorëza, veturë e tipi Golf IV, targa të ndryshme të vjedhura të veturave, dy telefona, dy kasaforta dhe 225€.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Fokusi.info/