Fier/ Merr flakë vetura në lëvizje, shkrumbohet e tëra (video)

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të djele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.

Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN në pronësi të Aristir Malos ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike.

Mësohet se drejtuesi nuk ka pësuar lëndim ndërkohë që automjeti është djegur plotësisht.