Arrestohen dy persona në Suharekë për falsifikim parash

Dy persona janë arrestuar në Komunën e Suharekës nën dyshim për falsifikim parash, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë një kontrolli nga Policia, dy të dyshuarve u janë gjetur 9800 euro që dyshohet të jenë false.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.