Kamberi: Me krejt pengesat e pushtetit, shqiptarët nuk mbetën pa deputet në Parlamentin e Serbisë

Deputeti i sapozgjedhur, Shaip Kamberi, ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij për mbështetjen që i dhanë për të siguruar një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kamberi ka thënë se do të jetë deputet i të gjithëve.

“Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.

Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.

Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi në postimin e tij./Fokusi.info/