Arrestohen dy persona për vjedhje të kabllove të PTK-së

Policia e Kosovës njofton se pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy persona nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore.

Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë.

Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.