Mbi 150 qytetarë dhurojnë gjak në aksionin për të përkujtuar UÇK-në

Mbi 150 qytetarë, dhuruan gjak sot në Carrabreg, aksion ky simbolik, për të përkujtuar e nderuar luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj thotë se ky aktivitet fisnik i organizuar nga djemtë e Carrabregut përkon më fillimin e luftës frontale më 29 maj, kur bie dëshmori i parë Muharrem Lataj në vitin 1998.

“Ndërsa këtë vit 2020 përkon me rënien e fundit në Altarin e Atdheut të luftëtarit të pa epur Enver Dobraj pikërisht më 7 qershor 1999, vetëm shtatë ditë para çlirimit të shtetit tonë. Mirënjohës për të gjithë ata që dhuruan gjak sot. Nderim e lavdi për dëshmorët e kombit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.