Arrestohen dy persona për vjedhjen e një Golf 2-shi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur, pasi që kanë vjedhur një veturë dhe disa pajisje pune.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në shtator të këtij viti.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Sot nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhë me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje pune.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë.