Thirri emergjencën për ndihmë, burri në Graçanicë gjendet i vdekur

Një burrë nga Preoci i Graçanicës është gjendur pa shenja jete nga njësiti mjekësor dhe Policia e Kosovës.

Raportohet se viktima nuk ndihej mirë dhe për shkaqe shëndetësore kishte thirrur emergjencën.

Njësiti mjekësor ka arritur në vendin e ngjarjes, por burri ishte gjetur i vdekur.

Me vendim të prokurorit nuk është hapur rast, trupi i pajetë iu dhurohet familjarëve.