Arrestohen dy persona, të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mesnatës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë, raporton Fokusi.info.

Përmes njoftimit të fundit të PK-së thuhet se, të dyshuarit janë të moshës 26 vjeçare dhe Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë:

NFORMACION SHTESË:

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje

Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.

Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:

– A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast.

Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.