Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion ku ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Dy zyrtarë të ministrisë janë arrestuar dhe të njëjtit janë në stacion policor duke u intervistuar.

Burime të Indeksonline mësojnë se organet e sigurisë kanë prangosur të njëjtit me arsyetimin e përfshirjes së tyre në dallavere me patent-shoferët.

Filize Krasniqi, Drejtoreshe e departamentit për patent shofer si dhe Besim Tahiri, shef i egzaminerave janë personat e arrestuar.