Arrestohen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni

Janë arrestuar dy zyrtarët e PSD’së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi është arrestuar nga Policia gjatë një aksioni që ky subjekt kanë mbjatur në kryeqytet.

Ai është arrestuar së bashku me anëtarin tjetër të kësaj partie, Zgjim Hyseni.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD-së.

Postimi

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”