Arrestohen gjashtë persona për vjedhje të metaleve nga parku i mbetjeve në flotacionin e Trepçës

Gjashtë persona janë arrestuar sot në Mitrovicë, pasi dyshohet se kishin vjedhur pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve, në flotacionin e minierës Trepça, në tunelin e parë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se kjo vepër penale konsiderohet si vjedhje e rëndë.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale”

“Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.