Mushkolaj për Rozeta Hajdarin: Respekt, s’po dorëzohet, po e vazhdon budallakinë

Ministrja Rozeta Hajdari, pak më parë, njoftoi se e ka paditur gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, në lidhje me përgjimet e grurit dhe vajit.

Në lidhje me këtë temë, ka shkruar edhe Imer Mushkolaj. Në fakt, z. Mushkolaj ka ironizuar me Hajdarin.

“Respekt për Rozetën. Nuk po dorëzohet, po e vazhdon budallakinë” – shkroi z. Mushkolaj.