Arrestohen tre persona në Prishtinë, të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Tre persona janë arrestuar nga policia në Prishtinë të dyshuar për posedim të jashtëligjshëm të substancave narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se në rrugën “Dritan Hoxha”, njësitet e policisë kanë hasur në tre të dyshuar, të cilët ishin në veturë dhe iu gjetën substancat narkotike.

“Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale Sh.A. janë gjetur në cilësinë e provave material 155 gramw substancave narkotike e llojit mariuhanë. Tek pasagjeri me inicialet B.SH., i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur 70 gramw substanca narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Më pas u bastisën edhe tri banesat e të dyshuarve, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 435 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim:

• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gramë;
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gramë;
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gramë;
• Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gramë;
• Tre telefona mobil;
• Një peshore;
• Folie për paketimin e substancës narkotike.