Arrestohet 67 vjeçari nga Vushtrria, po kërkohej për vjedhje

Është arrestuar një 67 vjeçar nga Vushtrria, pasi dyshohej për vepër penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Sipas raportit të policisë, kishte urdhër arresti për 67 vjeçarin, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Policia e Kosovës në Vushtrri ka njoftuar se ka realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Njoftimi i policisë:

“Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 15.09.2021, ku rreth orës 12:00, në Vushtrri është ndaluar i dyshuari A.D., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 203/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”.