Vogëlushi mposhti leukeminë, pritet si hero në shkollë (video)

Nuk u dorëzua, luftoi çdo betejë të leukemisë dhe sot gëzon shëndet të plotë.

Është bërë e ditur se një fëmijë 6-vjeçar nga Newbury në Shtetet e Bashkuara tregoi se ishte një luftëtar i pamposhtur pasi fitoi betejën e ashpër kundër leukemisë, transmeton albinfo.ch.

“CNN” shkruan se John Oliver Zipay vuante nga leukemia akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet. Pas zbulimit të sëmundjes në vitin 2016, vogëlushi u përball me një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë, deri në seancën e fundit të kimioterapisë.

Megjithatë, pas disa viteve të vështira, ai më në fund u shërua plotësisht dhe u rikthye në shkollën katolike Shën Helen në Ohio, ku u prit nga shokët me duartrokitje, ovacione dhe si një hero i vërtetë.