Arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll, “bossi” shqiptar i kokainës që kontrollonte drogën nga Ekuadori në Evropë

Dritan Rexhepi, kapoja shqiptar që organizoi një strukturë të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë është arrestuar në Turqi.

Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane.

Ai ka përdorur një emër tjetër për të shpëtuar nga autoritetet. Konkretisht, ai lëvizte me pasaportën që mbante emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Rexhepi është dënuar për “vrasje me dashje, trafikim droge dhe rrëmbim nga autoritetet gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë.

Rexhepi akuzohet se porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020./ CNA