Arrestohet edhe një zyrtare policore në Zubin Potok

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimevepasditen e sotme ka arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok.

Arrestimi i sotshëm i polices kufitare me inicialet B.T është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.

“Operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Gjatë operacionit të së martës në veri dhe disa qytete të tjera të Kosovës u arrestuan 11 policë serbë, 4 shqiptarë si dhe 4 boshnjakë, njofton Klan Kosova.