Arrestohet gurbetqari pasi kanosi dhe sulmoi policët në Gjakovë (Video)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë për shkak se ka kanosur dhe sulmuar personat zyrtarë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rreth orës 15:10 në rrugën “Nënë Tereza” na Gjakovë, një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës për shkak të një kundërvajtje. Ngasësi ka sulmuar dhe kanosur personin zyrtar të policisë dhe ai më pas është arrestuar”.

I dyshuari kishte ulur fëmijën në ulësen e përparme të veturës dhe pasi policia e kishte ndaluar ai ka dalë nga vetura dhe është konfrontuar me policinë.

Njëri nga policët është lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar.

Prokurori ende nuk ka marrë një vendim për të.

Klan Kosova ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes:

https://youtu.be/C0CKFMqYZiM