Kurti emëron në Bordin e KEK-ut, ish-bashkëpartiakun e Mimoza Kusarit

Qeveria në detyrë sot ka shkakruar Bordin e drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Në vend të tyre ka emëruar një Bord të përkohshëm me këtë përbërje: Rrezarta Pllana kryesuese, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezat Halilaj.

Mësohet se Arbnor Pula ishte kandidat në zgjedhjet lokale në vitin 2014 nga partia e Mimoza Kusari-Lilës nga Alternativa tanimë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Pula më herët kishte qenë edhe pjesë e AKR-së së Pacollit.