Arrestohet i dyshuari pasi shkroi “UÇK” në murin e një shkolle të komunitetit serb

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Vushtrri më 30 prill pasi dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi po ashtu dyshohet se ka shkruar “UÇK”.

Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.