Ftohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga Specialja

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

Sot gjatë ditës ishte ftuar Rexhep Selimi.

Kurse, i ftuar i radhës është Selim Morina nga Landovica e Prizrenit.

Në mbështetje të Morinës kanë dal shokët e tij, të cilët në Facebook kanë treguar që ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.