Kurti e Peci shpalosin programin për subvencionim në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku e kanë shpalosur programin për subvencionim në bujqësi.

Sipas Kurtit, për herë të parë buxheti që është për bujqësi do ta arrijë shifrën prej 87 milionë eurosh.

“Sot në javën e parë aprovuam programin për subvencine për vitin 2023”, ka thënë ministri Peci.